Shpallen filmat më të mirë të Festivalit Ndërkombëtarë të filmave të regjistruar me telefon celular “ Celular Festival 2015”Në natën finale të edicionit të gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të filmave të regjistruar me telefon celular “Celular Festival” juria e përbërë nga Valentino Skenderovski-producent muzikor dhe profesor në ESRA Besfort Imami-kameraman dhe Igor Angellov – aktor, për film më të mirë dhe fitues të çmimit Ratka Ilievska-Lale e shpallën filmin ‘’Extinct World’’ të autorit Borislav Stankov nga Bullgaria.
Për film më inovativ u shpall filmi “O FILM O COMECO” nga Bruno Pere (Brazil).Historinë më origjinale e solli filmi ” CIAO BELLA” nga Peter Vadocz (Itali), ndërsa në kategorinë ideja më e mirë për fitues u shpall filmi ”Born in 2015” nga Brice Manneau nga Franca.
Në programin Talentët e rinj për fim më të mirë është shpallur filmi “Merr frymë thellë”-nga një grup autorësh nga Shkolla e mesme Josip Broz Tito: Teano Kardula, Kiril Cenevski, Oliver Vasevski, Angela Lekovska, Angela Petrovska, Davor Davidoviq, Sena Anastasovska, Matej Kostovski, Vanesa Trimçevska, Eleonora Anevska, Vasilij Stojanovski, Sonja Galevska të cilët si shpërblim do të fitojnë bursë prej 3000 euro për studim në Fakultetin e Arteve audio-vizuale – ESRA.Në programin e njëjtë filmi ”Light Bulb” I autorit Ivica Shiranoviq e fitoi çmimin për muzikë më të mirë në film I cili si shpërblim fitoi kurs në muzikë në Shkollën e Muzikës ” Enterpise ” – Shkup.
Filloi edicioni VI- të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të regjistruar me telefon celular “Celular Festival 2015″.
Më 20 nëntor 2015, filloi realizimi i edicionit të gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të filmave të regjistruar me telefon celular “Celular Festival” me leksionin mbi ” 120 VITE FILM ” me
Dimitar Banov – retrospektivë e artit të shtatë.
Në kinemanë “Frosina” në Qendrën Kulturore për të Ri më 21 nëntor u paraqitën shfaqje të filmave të animuar për fëmijë të sinkronizuara në gjuhën maqedonase “Aventura e Madhe e Pim dhe Pom” dhe “Fëmiu Fantazmë”.
Evenimentet e festivalit vazhdojnë më 24 dhe 25 nëntor në Kinotekën e Maqedonisë me projeksione
të filmave për adoleshent: “Maturimi i Eva Van End”, me ligjërata dhe ushtrime mbi temën –Organizimi i ekipit me ligjëruesin Petar Lazarov, dhe “Shkuarja në Hënë”, shoqëruar me workshop të filmt me profesorin e ESRA Vladimir Stojçevski në temën “Bëni vet film “objektivi i përgjithshëm i të cilit është që të promovojë dhe të zhvillojë kulturën e kinemasë në mesin e audiencës së re.
Konkursi për paraqitjen e filmave për edicionin e gjashtë të “Celular Festival” përfundoi më 20 nëntor.
Nga filmat e paraqitur, juria e përbërë nga: Valentino Skenderovski-producent muzikor dhe profesor në ESRA, Besfort Imami- kinematograf dhe Igor Angelov – aktor, do të zgjedhin filmat më të mirë në kategoritë e mëposhtme:

  • Filmi më i mirë “Ratka Ilievska-Lale”
  • Filmi më inovativ
  • Historia më origjinale
  • Ideja më e mirë
  • Filmi më i mirë në Programin talentët e rinj
  • Muzika më e mirë në film në Programin talentët e rinj

Çmimet do të ndahen në natën mbyllëse e cila do të mbahet në QKR, në kinemanë Frosina, më 26 nëntor me fillim në ora 20.
“Celular Festival “është organizuar nga shtëpia producente KT FILM DHE MEDIA mbështetur nga Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë, Fakultetit të Arteve audio-vizuale ESRA dhe Qendra për Zhvillim Krijues.


FESTIVALI CELULAR 2015: KONKURS PËR PARAQITJEFestivali I VI Ndërkombëtar i Filmave të xhiruara me telefon celularë – Festivali Celular 2015 shpalli konkursin për aplikimet zyrtarisht të hapur.Festivali, do të mbahet prej 25-29 Nëntor, 2015 në Shkup. Të drejtë për aplikim kanë të gjithë filmat e bërë me telefon celular dhe që nuk janë paraqitur më parë në Festivalin Celular. Gjatësia e materialit të regjistruar nuk mund të jetë më shumë se 10 minuta. Konkursi përfshin të gjithë filmat e paraqitura deri në afatin e fundit për aplikim, që është 20 nëntor 2015. Filmat qëdo të arrijnë pas afatit për dorëzim do të hyjnë në garë për edicionin e vitit të ardhshëm. Filmin tuaj mund ta paraqisni nëpërmjet këtij linku


Ndikimi i Ndryshimevet Klimatike – Festivali i Filmit Celular 2015: KONKURS PËR FILMA 1

Për edicionin e tij të parë ndërkombëtar, Festivali i Filmit Celular shpall partneritet me fokusin e Kombeve të Bashkuara mbi temën e Ndryshimeve Klimatike. Ky edicion i 11-të do të mbahet në Paris, Francë në Dhjetor të vitit 2015 për të përkuar me Konferencën e Ndryshimeve Klimatike.

Për këtë edicion të veçantë, filmat e dorëzuara në Festival duhet të trajtojnë temën globale ”Ndikimi i Ndryshimeve Klimatike”. Krijuesit e filmave nga e gjithë bota mund të bëjnë paraqitje në gjuhën e tyre amtare. Filmat duhet të ngarkohen(të bëhen upload) drejtpërdrejt në web faqen e Festivalit të Filmit Celular dhe duhet të jenë të titruar në versionin e tyre origjinal. Duke falënderuar partnerin tonë Dotsub, regjisorët do të jenë në gjendje të titrojnë filmat e tyre, në çfarëdo gjuhe tjetër që dëshirojnë. Afati i fundit për dorëzim është 28 Shtator 2015. Për më shumë informacione, duke përfshirë edhe rregullat e hyrjes dhe të ngarkimit të filmit shkoni në www.mobilefilmfestival.com.

Që nga fillimi i tij, Festivali i Filmit Celular ka synuar vazhdimisht të zbulojë, të mbështet dhe ndihmojë regjisorët duke ndjekur një rregull të thjeshtë: 1 Celular, 1 minutë, 1 Film.

Në konkurrencë do të përzgjidhen një total prej 100 filmash. BNP Paribas do të japë 30.000 € në Çmimin e Madh. Ky grant do të jetë i dedikuar për prodhimin e një filmi brenda një viti. BNP Paribas Grant dhe të gjitha çmimet e tjera – Aktorja më e mirë, Aktori më i mirë, Skenari më i mirë, Filmi më i mirë françez – do të jepen nga një juri e filmave ndërkombëtarë më 7 dhjetor 2015 në Paris me të ftuar të veçantë të pranishëm.

Facebook MobileFestivalMK

Mobile Festival
Mobile FestivalThursday, December 13th, 2018 at 8:09am
MINA
The Smart Storytelling Day embraced the potential for opening storytelling to new forms and formats. In an inclusive, dynamic and provocative environment this symposium focused on exploring developments towards generative storytelling and its implications for re-shaping screen-based practices of storymaking and storyliving. Music by @Martin Koszolko | Smartphone video production by Adrian Jeffs | :-)
14    View on Facebook
Mobile Festival
Mobile FestivalTuesday, December 11th, 2018 at 9:56pm
Mobile Festival
Mobil Film Festival
Congratulations to Brian Hennings for winning Best Cinematography 2018 Global Mobile Film Awards™!
   View on Facebook
Mobile Festival
Mobile FestivalSunday, November 25th, 2018 at 9:41pm
1    View on Facebook
Mobile Festival
Mobile FestivalSunday, November 25th, 2018 at 8:58pm
Ги доделивме наградите на најдобрите филмови:

• Награда за најдобар филм „Ратка Илиевска - Лале“
„Магичен свет” – автор Катја Ветрова, Русија

• Награда за најинвентивен филм
„Сенки на радио на Истокот“ (Shadows of a radio in the east) – автор Начо Ресио, Шпанија

• Награда за најоригинална приказна
„Чевли“ – Филип Петрески, Македонија

• Награда за најдобра идеја
“Ailan”- #JubrailAbubaker, Ирак

Благодарници добија македонските учесници, Доријан Миловановиќ, Борис Таковски и Филип Петрески.

Mobile Festival 2018 Awards:

• Award for best film "Ratka Ilievska - Lale"
"Magical World" - Katya Vetrova, Russia

• Award for most inventive film
"Shadows of a radio in the East" - Nacho Recio, Spain

• Award for most original story
"Shoes" - Filip Petreski, Macedonia

• Award for best idea
"Ailan" - Jubral Abubaker, Iraq

Certificate for participation was given to the Macedonian participants, Dorijan Milovanovik, Boris Takovski and Filip Petreski.
3 6    View on Facebook
Mobile Festival
Mobile FestivalSaturday, November 24th, 2018 at 12:50am
Screening of the selected films and award ceremony
Tomorrow from 17:00 in Kinoteka na Makedonija
4 1    View on Facebook