lajme

Ndikimi i Ndryshimevet Klimatike – Festivali i Filmit Celular 2015: KONKURS PËR FILMA 1

Për edicionin e tij të parë ndërkombëtar, Festivali i Filmit Celular shpall partneritet me fokusin e Kombeve të Bashkuara mbi temën e Ndryshimeve Klimatike. Ky edicion i 11-të do të mbahet në Paris, Francë në Dhjetor të vitit 2015 për të përkuar me Konferencën e Ndryshimeve Klimatike.

Për këtë edicion të veçantë, filmat e dorëzuara në Festival duhet të trajtojnë temën globale ”Ndikimi i Ndryshimeve Klimatike”. Krijuesit e filmave nga e gjithë bota mund të bëjnë paraqitje në gjuhën e tyre amtare. Filmat duhet të ngarkohen(të bëhen upload) drejtpërdrejt në web faqen e Festivalit të Filmit Celular dhe duhet të jenë të titruar në versionin e tyre origjinal. Duke falënderuar partnerin tonë Dotsub, regjisorët do të jenë në gjendje të titrojnë filmat e tyre, në çfarëdo gjuhe tjetër që dëshirojnë. Afati i fundit për dorëzim është 28 Shtator 2015. Për më shumë informacione, duke përfshirë edhe rregullat e hyrjes dhe të ngarkimit të filmit shkoni në www.mobilefilmfestival.com.

Që nga fillimi i tij, Festivali i Filmit Celular ka synuar vazhdimisht të zbulojë, të mbështet dhe ndihmojë regjisorët duke ndjekur një rregull të thjeshtë: 1 Celular, 1 minutë, 1 Film.

Në konkurrencë do të përzgjidhen një total prej 100 filmash. BNP Paribas do të japë 30.000 € në Çmimin e Madh. Ky grant do të jetë i dedikuar për prodhimin e një filmi brenda një viti. BNP Paribas Grant dhe të gjitha çmimet e tjera – Aktorja më e mirë, Aktori më i mirë, Skenari më i mirë, Filmi më i mirë françez – do të jepen nga një juri e filmave ndërkombëtarë më 7 dhjetor 2015 në Paris me të ftuar të veçantë të pranishëm.