lajme

Shpallen filmat më të mirë të Festivalit Ndërkombëtarë të filmave të regjistruar me telefon celular “ Celular Festival 2015”

Shpallen filmat më të mirë të Festivalit Ndërkombëtarë të filmave të regjistruar me telefon celular “ Celular Festival 2015”
Në natën finale të edicionit të gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të filmave të regjistruar me telefon celular “Celular Festival” juria e përbërë nga Valentino Skenderovski-producent muzikor dhe profesor në ESRA Besfort Imami-kameraman dhe Igor Angellov – aktor, për film më të mirë dhe fitues të çmimit Ratka Ilievska-Lale e shpallën filmin ‘’Extinct World’’ të autorit Borislav Stankov nga Bullgaria.
Për film më inovativ u shpall filmi “O FILM O COMECO” nga Bruno Pere (Brazil).Historinë më origjinale e solli filmi ” CIAO BELLA” nga Peter Vadocz (Itali), ndërsa në kategorinë ideja më e mirë për fitues u shpall filmi ”Born in 2015” nga Brice Manneau nga Franca.
Në programin Talentët e rinj për fim më të mirë është shpallur filmi “Merr frymë thellë”-nga një grup autorësh nga Shkolla e mesme Josip Broz Tito: Teano Kardula, Kiril Cenevski, Oliver Vasevski, Angela Lekovska, Angela Petrovska, Davor Davidoviq, Sena Anastasovska, Matej Kostovski, Vanesa Trimçevska, Eleonora Anevska, Vasilij Stojanovski, Sonja Galevska të cilët si shpërblim do të fitojnë bursë prej 3000 euro për studim në Fakultetin e Arteve audio-vizuale – ESRA.Në programin e njëjtë filmi ”Light Bulb” I autorit Ivica Shiranoviq e fitoi çmimin për muzikë më të mirë në film I cili si shpërblim fitoi kurs në muzikë në Shkollën e Muzikës ” Enterpise ” – Shkup.